Ju ftojmë të merrni pjesë në Worshkop-in e organizuar nga Ministria e Kulturës në kuadër të programit Interreg – IPA CBC Italy-Albania-Montenegro, me tematikë “Zbulimi i potencialit të itinerareve të reja”.
Nëpërmjet prezantimeve të ndryshme nga ekspertë të trashëgimisë dhe arkitekturës, do të udhetojmë përgjatë itenerareve herë fizike dhe herë konceptuale, të cilat ndërlidhin nyje të rëndësishme kulturore dhe të harruara në kohë.
Tematikat të cilat do të diskutohen fokusohen në iteneraret kulturore në zonat e fshatrave, zhvillimi I itenerareve potenciale dhe procesi se si zhvollohen në qendra historike, si dhe iteneraret alternative turistike.
Në çështjet studimore të shtjelluara më gjatë janë studimi I realizuar nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës mbi “Trashëgiminë në rrënoja të fshatit të braktisur të Tragjasit” dhe itenerari konceptual I cili lidh pikat më të rëndesishme kulturore me temë “Rruga Egnatia, vija tregtare e cila lidh lindjen me perëndimin”
Gjithashtu do kemi mundësi të ndajmë përshtypjet dhe diskutime të ndryshme gjatë tavolinës së rrumbullakët, dhe pse jo duke shijuar drekën në ambientet plot gjelbërim të Foresta, në Parkun e Liqenit Artificial.
Vendi: Foresta, Parku i Liqenit Artificial
Datë 20.11.2023
Ora 09:00
Ju mirëpresim!
